Sulm me dron në Krime, viktimë një adoleshente
Sulm me dron në Krime, viktimë një adoleshente

Një vajzë adoleshente është vrarë në një sulm me dron në Krime, ka thënë kreu i territorit të pushtuar i instaluar nga Rusia.
Moska ka fajësuar Ukrainën për sulmin, i cili tha se dëmtoi katër ndërtesa administrative. Sergei Aksyonov tha se sulmi ndodhi në pjesën veriperëndimore të Krimesë dhe se shërbimet e urgjencës po punojnë atje.
“Fatkeqësisht, pati viktima. Një vajzë adoleshente u vra. Unë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të thella për familjen dhe miqtë e saj. E gjithë mbështetja e nevojshme do t’i ofrohet familjes”- tha zoti Aksyonov.
Ukraina nuk ka reaguar menjëherë ndaj pretendimeve të Rusisë.