Sulmet e Izraelit mbi Iranin lanë të vdekur disa krerë të lartë ushtarak dhe shkencëtarë

Sulmet e Izraelit mbi Iranin lanë të vdekur disa krerë të lartë ushtarak dhe shkencëtarë

Izraeli ka nisur një mori sulmesh ndaj Iranit duke shënjestruar vendet strategjike me pasuri nukleare. Ushtria izraelite ka deklaruar se janë lëshuar mbi 100 raketa të cilat kanë pasur për qëllim infrastrukturën strategjike të Iranit. Këto të fundit thanë se sulmi është deklarim për luftë. Pas pak orësh, mbi 100 dronë Iranian u gjetën në qiellin Izraelit.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte reagoi menjëherë pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve. “Jo, nuk jemi pranë një lufte bërthamore globale. Të gjithë tani duhet të fokusohen tek ç’tensionimi i situatës.

Aleatët janë vënë të gjithë në punë për këtë qëllim”, shprehet shefi i NATO-s, Mark Rutte.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar si sulm që ka mundur të jetë edhe më i madh. Sipas tij, Irani kishte dy javë kohë për të vendosur për paqe, por zgjodhi luftën. Trump kërcënoi në mënyrë të hapur se sulmi i radhës do të jetë edhe më shkatërrimtarë.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se SHBA-të nuk ishin të përfshira në sulmet ajrore të Izraelit , duke shtuar në një deklaratë se “prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e forcave amerikane në rajon”.
Moska ka reaguar me tone të forta pas sulmit ajror të Izraelit ndaj Iranit, duke e cilësuar atë një akt agresioni të paprovokuar dhe një shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi ashpër Izraelin, pas sulmeve të nisura nga Forcat Ajrore Izraelite ndaj objektivave iraniane.

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, tha se “Stabiliteti në Lindjen e Mesme duhet të jetë përparësi dhe ne po angazhojmë partnerë për të ulur tensionet”.

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të “marrë masa urgjente dhe të nevojshme për të arritur një armëpushim”.

Në qendër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit qëndron program i diskutueshëm bërthamor i republikës islamike. Teherani pretendon se synon të zotërojë teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore dhe mohon akuzat nga fuqitë perëndimore se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore. Por Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, prej kohësh e ka Iranin për shkelje të detyrimeve të tij në kuadër të mos-përhapjes bërthamore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button