Sulmi me dron në Rusi, Moska fajëson Ukrainën

Sulmi me dron në Rusi, Moska fajëson Ukrainën

Një dron ka goditur një ndërtesë në qendër të Moskës që ishte në ndërtim e sipër, tha kryebashkiaku Sergei Sobyanin. Mbrojtja ajrore gjithashtu rrëzoi dy dronë në Mozhaisk dhe Khimki të rajonit të Moskës, shtoi ministria e mbrojtjes së atjeshme. Nuk ka raportime për viktima dhe nuk është e qartë se kush e kreu sulmin.  Zyrtarët rusë e përshkruan atë si “një përpjekje tjetër nga regjimi i Kievit për të kryer një sulm terrorist”.

Të gjitha fluturimet u pezulluan drejt dhe nga aeroportet e Moskës në orët e mëngjesit, por më vonë u kthyen në funksionim normal.  Në javët e fundit, Rusia ka fajësuar Ukrainën për një numër sulmesh ndaj Moskës.

LEXO EDHE:

Back to top button