Sulmi me makinë në Gjermani, shkon në 5 numri i viktimave

Numri i viktimave të sulmit në Gjermani ka shkuar në 5 ditën e sotme, pasi një 51-vjeçar hyri me makinë në turmën e njerëzve në sheshin në Trier.

Policia gjermane ka konfirmuar se edhe një viktimë ka vdekur si pasojë e plagëve, duke e dërguar numrin e të vdekurve në pesë. Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë 10-vjeçar.

51-vjeçar, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes, ishte në gjendje të dehur dhe thuhet se kishte për qëllim të shkaktonte sa më shumë viktima. Të paktën 30 persona raportohet se janë lënduar pas sulmit, i cili deri tani nuk thuhet se është terrorist.

LEXO EDHE:

Back to top button