Sulmi ndaj eurodeputetit gjerman, nën akuzë 4 adoleshentë

Sulmi ndaj eurodeputetit gjerman, nën akuzë 4 adoleshentë

Katër adoleshentë gjermanë janë nën hetim për sulmin ndaj deputetit gjerman të Parlamentit Europian (PE) Matthias Ecke. Policia tha se një 17-vjeçar u dorëzua të shtunën dhe tha se ishte i përfshirë në sulmin e eurodeputetit.

Sipas informacioneve të policisë, janë identifikuar edhe 3 sulmues të tjerë, pas kontrollit në shtëpitë e tyre dhe mbledhjes së provave. Të katërt janë shtetas gjermanë të moshës 17 deri në 18 vjeç.

41 vjeçari u sulmua papritur nga të panjohurit duke e qëlluar me shkelma e grushte. Ai është kandidati kryesor i partisë për rajonin lindor të Saksonisë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor, për të cilat po bënte fushatë.

Kreu rajonal i partisë Henning Homan, tha për rrjetin gjerman Bild se tre ose katër persona ishin shfaqur papritur dhe nisën të ofendonin grupin që po vendoste posterat me “sharje homofobe” dhe më pas nisën t’i sulmonin ata.

Prej sulmit Ecke kishte humbur ndjenjat, dhe do të duhet të qëndrojë në spital për një javë. Policia tha se i njëjti grup personazh kishin sulmuar më herët dhe punonjës të posterave të Partisë së Gjelbër.

LEXO EDHE:

Back to top button