Sulmi në veri, Kurti i bën thirrje Serbisë të ndërpres nxitjet për dhunë

Sulmi në veri, Kurti i bën thirrje Serbisë të ndërpres nxitjet për dhunë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar sulmin e mbrëmshëm të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, ka thënë se fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht.

Kurti ka shkruar në Twitter se sulmi ka ndodhur me dy granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta.
“I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar ai.
Policia e Kosovës konfirmon se nuk ka të lënduar, përveç dëme materiale të shkaktuara në dy vetura zyrtare policore.

 

LEXO EDHE:

Back to top button