Sulmohet me granatë objekti i komunës në Zveçan
Sulmohet me granatë objekti i komunës në Zveçan
Ndërtesa e Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është sulmuar me një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore njoftoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun. Policia njoftoi se sulmi i shkaktoi dëme ndërtesës së komunës dhe katër automjeteve të parkuara pranë. Policia ka nisur hetimet. Ky është sulmi i dytë ndaj institucioneve në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe, në dy ditët e fundit, pas sulmit me granata dore në një stacion policor. Kryetari i Komunës, Ilir Peci, tha se e dënon fuqishëm aktin e papranueshëm të dhunës dhe terrorit. /Alsat.mk