Sulmoi fëmijën e vet, arrestohet

Një person është arrestuar dje në Lipjan, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij fëmijë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.