Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 34 vjeçarin B.S. nga një fshat i Tetovës i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike, shkruan Alsat.

“Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (15-tetor) në ora 17:25 kanë privuar nga liria 34-vjeçarin B.S. nga një fshat i Tetovës, i cili paraprakisht kishte qenë i denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij 26-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër B.S. do të përgatitet një parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button