Sulmoi me granata policinë, arrestohet politikani brazilian

Sulmoi me granata policinë, arrestohet politikani brazilian

Një politikan brazilian është në paraburgim, pasi hodhi granata ndaj policëve që shkuan në shtëpinë e tij në shtetin Rio de Zhaneiro për ta arrestuar. Roberto Jefferson, një aleat i presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, plagosi dy oficerë përpara se të dorëzohej të dielën, si edhe theu xhamin e përparmë të makinës së policisë.

Gjykata e Lartë kishte urdhëruar më parë ndalimin e tij për fyerje të kryetares së drejtësisë Carmen Lucia dhe ndodhej në arrest shtëpiak për kërcënimin ndaj saj.

Dy oficerët u plagosën nga granata gjatë sulmit në Levy Gasparian, në veri të kryeqytetit të shtetit Rio de Zhaneiro. Ata u dërguan në spital për të marrë mjekimin dhe më pas u larguan.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, kishte urdhëruar ndalimin e politikanit me arsyetimin se ka shkelur kushtet e arrestit shtëpiak.

Bolsonaro reagoi duke thënë se ata që qëlluan ndaj policisë duhet të arrestohen.

Tensionet politike janë të larta në Brazil. Zgjedhjet do të përcaktojnë nëse do të rikthehet e majta, apo nëse zoti Bolsonaro do të vazhdojë të qeverisë për një mandat tjetër..

Z. Lula, i cili ende shihet si kandidati kryesor, nuk arriti të marrë 50% të votave të vlefshme për të parandaluar një balotazh në raundin e parë në fillim të këtij muaji.

LEXO EDHE:

Back to top button