Sulmoi motrën dhe nipin e tij, arrestohet nga policia

Sulmoi motrën dhe nipin e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 41 vjeçarin M.H. i cili ishte denoncuar nga e motra për dhunë fizike. MPB punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Dje (27-nëntor) rreth orës 04:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 41-vjeçarin M.H. nga Gostivari, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga motra e tij 42-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht dhe lënduar atë dhe djalin e saj të mitur. Sipas raportit, M.H. në sulm ka përdorur edhe mjet të mprehtë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button