Sulmuesi brazilian nuk rikuperohet për Barcelonën

Më 10 shkurt, skuadra e PSZh-s fitoi ndaj Kaenit në Kupën e Francës, por u përball me dëmtimin e Nejmarit. Braziliani pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe iu desh të lërë fushën gjatë ndeshjes. Pas ekzaminimeve mjekët dhanë një afat prej 1 muaji për rikuperimin e brazilianit, që përkon pikërisht në ditën e ndeshjes së dytë ndaj Barcelonës, 10 mars.
Megjithatë nga Franca raportojnë se Nejmar nuk do të jetë i gatshëm për atë ndeshje. Një lajm i keq për brazilianin, i cili kishte shumë dëshirë të përballej edhe një herë me Lionel Mesin.
PSZH nga ana tjetër ka fituar 1-4 në “Kamp Nou” dhe nuk ia ka shumë nevojën brazilianit. Do i duhet vetëm administrim i mirë i ndeshjes, për të mos humbur me 4 gola diferencë.