Sulmuesi francez i Bajernit mes Premier Ligës dhe Arabisë Saudite

Njukasëll është në kërkim të një sulmuesi që mund të forcojë klubin përpara sezonit të ardhshëm, sezon i cili do t’i përfshijë “Magpies” në Ligën e Kampionëve. Ndër emrat e përfolur është edhe ai i Kingsli Koman, që pritet të largohet nga Bajern Munihu.

Siç raportohet nga “BILD”, një lëvizje e mundshme e francezit në Premier Ligë duket se nuk është prioriteti kryesor për 28-vjeçarin. Të paktën për momentin, pasi thuhet se Koman po pret një telefonatë nga arabët e Al Hilal.

Ndërsa thashethemet për kalimin te Barcelona nuk janë të vërteta, pasi spanjollët nuk mund ta përballojnë këtë transferim. Përkundrazi, Arabia Saudite për momentin është më konkrete për një transferim të lojtarit.

Tek Al-Hilal janë të interesuar, por ka edhe një interes të vogël nga Newcastle, që nuk është opsioni i parë i Komanit. Ndërkohë, te Bajern Munihu janë ende në pritje të një ofertë zyrtare nga klubet e interesuara.

LEXO EDHE:

Back to top button