Sulmuesi francez kalon Ronaldon dhe Mesin

Karim Benzema ka shënuar një fillim fantastik të sezonit të ri në fanellën e Real Madridit. Sulmuesi francez, ditë më parë shënoi 2 gola në fitoren 6-1 ndaj Majorkës në La Liga.

Sulmuesi francez shkroi një faqe të re në La Liga në shekullin 21. Ai në mënyrë të drejtpërdrejt ishte i kyçur në 15 gola në 6 ndeshjet e para të sezonit, duke shënuar 8 gola dhe 7 asiste.

Rekordi i mëparshëm ishte në pronë të Kristiano Ronaldo nga sezoni 2014/15, kur kishte 13 gola dhe një assist, ndërsa Lionel Mesi në sezonin 2011/12 kishte hsnëuar 8 gola dhe 5 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button