Sulmuesi francez mund të shitet nga Interi për 80 milionë euro?!

Një vit më vonë, ajo që ndodhi me André Onana, portier i nënshkruar si transferim i lirë dhe më pas u shit te Man. Junajted një sezon më vonë për gati 60 milionë euro, mund të ndodhë sërish tek Interi.
Gazeta “Tutto Sport” e shkruan këtë, kur flet për Markus Turamin, sulmuesin francez i ardhur verën e kaluar pas skadimit të kontratës me ‘Gladbahun’.
Në kontratën e Turamit ka një klauzolë prej 95 milionë euro, por me një ofertë prej 80 milionë, klubi zikaltër do t’i jepte dritën jeshile shitjes së tij për të financuar merkaton në hyrje.
Në listën e dëshirave të Marota janë tre objektiva kryesorë për momentin: Albert Gudmundsson nga Xhenoa, Alesandro Buonxhiorno nga Torino dhe portieri Bento nga Atletiko Paranaense.