Sulmuesi holandez do të zbarkojë në “Kamp Nou”, kërkon shtëpi

Memfis Depaj duket se së shpejti do të bëjë realitet ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Barcelonës. Sulmuesi dhe klubi katalanas prej një viti janë përpjekur të bashkohen, megjithatë këtë verë duket se nuk do të kenë asnjë pengesë pasi lojtarit i skadon kontrata me Lion dhe do të jetë i lirë të largohet nga Franca me parametër zero.

Ky fakt, ka bërë që për holandezin të ketë edhe oferta nga klubet e tjera, një prej tyre Juventus, megjithatë Depaj nuk ka ndërmend të ndryshojë mendim dhe kërkon veç Barcelonën. Një indicie e rëndësishme që ish-futbollisti i Mançester Junajtedit, do të luajë në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm është fakti se Depaj ka nisur të kërkojë shtëpi në Barcelonë.

Në këtë formë, me ardhjen e Depaj pritet të konfirmohet edhe trajneri Ronald Kuman, i cili është një nga ata që mbështet shumë transferimin e patriotit të tij në skuadrën katalanase.

LEXO EDHE:

Back to top button