Sulmuesi i Napolit humbi ndjenjat disa herë në terren!

Sulmuesi i Napolit, Viktor Osimen, humbi ndjenjat gjatë përballjes me Atalantën dhe u transferua në spital me ndihmë të makinës së ndihëmës së shpejtë. Sipas “Sky Sport Italy”, sulmuesi është në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Sulmuesi nga Nigeria në përbaljen me Kristian Romero, në minutë e fundit të ndeshjes, humbi ndjenjat në terren. “Sky sport Italia” konfirmoi se Osimen ka humbur ndjenjat , pas së cilës mjekët kanë regaur dhe nga terreni, sulmuesi Osimen është dërguar në spitalin e urgjencës në Bergamo.
Sipas raporteve të fundit nga klubi i Napolit, Osimen ka humbur disa herë vetëdijën në terren, andaj duhej urgjentisht të transferohet në spital, ku duhet të kryehen edhe ekzaminime plotësuese.