Sulmuesi i PSZH-së i ofrohet Juventusit nga Horhe Mendes

Dita e fundit e merkatos edhe në shtëpinë e Juventusit, me bardhezinjtë që mund të synojnë një mbrojtës për të zgjidhur një tjetër situatë emergjente, pas lëndimit të Pierre Kalulu kundër Benfikës.

Megjithatë, lëvizjet e Juventusit mund të shtrihen edhe në repartin e sulmit, me një emër të ri që, sipas “Tuttosport”, është gati të hyjë në orbitën e klubit torinez. Emri i ri është ai i Gonçalo Ramos, sulmuesit portugez të PSZH-së, i cili, përmes agjentit Jorge Mendes, thuhet se është ofruar pikërisht te ky klub italian.

Në verën e vitit 2023, PSZH e mori Gonçalo Ramos nga Benfika me një huazim dhe mundësinë e blerjes obligative për verën e vitit 2024, e cila ishte vendosur në 65 milionë euro, me shtesë edhe 15 milionë euro bonuse. Kështu, operacioni i tij ka rezultuar në një shifër totale prej 80 milionë euro për parizienët.

I blerë përfundimisht nga PSZH në vitin 2024, Gonçalo Ramos ka firmosur një kontratë me klubin parizien, që do të jetë e vlefshme për tre vitet e ardhshme, deri më 30 qershor 2028.

LEXO EDHE:

Back to top button