Sulmuesi i ri kuqezi premton gola dhe titullin

Rubin Hebaj është pjesë e skuadrës Shkëndija. Sulmuesi 22 vjeçar është goditja e parë e merkatos së janarit e skuadrës tetovare. Hebaj me “kuqezinjtë” nga Tetova ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa i njëjti në prononcimin e tij të parë për kanalin zyrtarë të klubit ka premtuar shumë gola.

 

“Besoj që nuk mund të jap premtim, por mund të them që do të bëj më të mirën për klubin, do të mundohem të shënoj sa më shumë gola, sepse roli im është sulmues normal dhe ekipi të arrijë sa më lartë me golat dhe paraqitjen time. Besoj pjesa tjetër do ngelet ta tregoj në fushë.

Kush si njeh ‘Ballistët’!? Edhe kur kam pa Shkëndijën, por edhe kombëtaren i kam ndjek dhe kam pa atë frymëzimin si një dëshirë që një ditë të luaj për klubin për të cilin ata bënin tifo. Shpresoj që sa më shpejtë kjo periudha e pandemisë që të kthehen tifozët në stadium, të na mbështesin dhe të na japin atë ndjenjën e ‘lojtarit të 12-të’.

Besoj shumë te titulli, sepse Shkëndija ka disa vite që është në majat e futbollit në Maqedoni dhe kam shumë besim që do arrijmë objektivat e klubit tha mes tjerash Hebaj

 

Sulmuesi shqiptarë te Shkëndija erdhi nga rradhët e Teutës, me të cilën skuadër ditë më parë shkëputi kontratën.

LEXO EDHE:

Back to top button