Sulmuesi që nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi

Para finales së Ligës së Kampionëve është bërë e ditur se Mariano Diaz nuk kishte në plan të largohej nga Real Madridi këtë verë. Në vend të kësaj, plani i tij ka qenë të shohë kontratën e tij me kampionët evropianë të përfundojë dhe më pas të largohet nga klubi si një transferim i lirë verën e ardhshme.
Mariano fiton 4.5 milionë euro neto në Real Madrid, diçka që ai nuk do të paguhet kurrë në asnjë klub tjetër spanjoll. Askush në Real Madrid nuk është më i befasuar dhe interesat e tij janë të qarta tash e tre vjet. Ai nuk shqetësohet nga mungesa e minutave, sepse paguhet mirë.
Në katër sezonet e fundit, ai ka luajtur vetëm 1,907 minuta nga 18,810 të mundshme. E vetmja herë që Mariano iu afrua largimit nga Valdebebas ishte kur Valencia u interesua sezonin e kaluar. Gjërat thuajse u konfirmuan dhe ai do të kishte fituar akoma më shumë para se në kryeqytet, por gjithçka dështoi pa një shpjegim në minutën e fundit. Mendohej se njerëzit në Valencia nuk ishin të impresionuar pas takimit me lojtarin, dhe kështu nuk kaloi.
Karlo Ançeloti nuk ka në plan të përdorë Marianon, edhe pasi i la Borha Majorallin dhe Luka Joviçin të largohen këtë verë. Eden Hazard, Rodrigo Goes dhe Marko Asensio janë alternativat në numrin 9 përpara tij.