Sulmuesi suedez, golashënuesi më i mirë në Ligën e Kombeve
Sulmuesi suedez, Viktor Gojkeres shënoi katër gola të martën mbrëma për të kaluar Erling Haaland si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kombeve. Göjkeres e nisi mbrëmjen me pesë gola nga pesë ndeshjet e Ligës së Kombeve. Goli i tij i tretë i natës kundër Azerbajxhanit në minutën e 58-të e çoi yllin e Sporting Lisbonës në tetë gola në gjashtë ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve, një më shumë se Haaland.
Suedezi , një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror këtë sezon, nuk u ndal me kaq dhe shtoi golin e tij të katërt në lojë menjëherë më pas. Haaland kishte qenë golashënuesi më i mirë përpara mbrëmjes së fundit të ndeshjeve pasi sulmuesi i Man. Sitit shënoi shtatë gola për Norvegjinë, duke përfshirë një het-trik në fitoren 5-0 ndaj Kazakistanit.