Sulmuesi veteran nuk i reziston ofertës që vjen nga Arabia

Sulmuesi anglez Xhemi Vardi pritet t’i thotë shumë shpejt lamtumirë skuadrës së Leicester. Gjithçka duket e përfunduar për sa i përket transferimit të sulmuesit 36-vjeçar, që ishte protagonist me Lester kur u shpallën fitues të Premier Ligë në sezonin 2015-2016.
Kontrata e tij me “dhelprat” skadon në qershorin e ardhshëm, por duket se ajo do të vijojë përtej kësaj date. Verën e kaluar, Vardy refuzoi një ofertë nga ekipi i Al-Shabab për të ndihmuar Leicester të rikthehet në Premier League (6 gola në 18 ndeshje deri më tani).
Sipas mediave britanike, sezonin e ardhshëm Jamie Vardy do të udhëtojë në Arabi për të mbyllur karrierën e tij, pasi oferta është e parezistueshme. Sulmuesi që shkroi historinë me skuadrën e Leicester, luan me këtë ekip prej 12 sezonesh. Historia e tij, që nisi si amator për të përfunduar në majën e Anglisë, befasoi të gjithë.