Kurti: Sulmuesit terrorist në veri janë pjesëtarë të organizatave “Mbrojta Civile” apo “Brigada Veriore”

Kurti: Sulmuesit terrorist në veri janë pjesëtarë të organizatave “Mbrojta Civile” apo “Brigada Veriore”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici në detyrë Afrim Bunjaku. Kurti theksoi se çështja me e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën dhe ndëshkimi për Serbinë.

Derisa foli në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike për Procesin e Berlinit, Kurti tha se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal dhe as anëtarësim në Bashkimin Evropian, derisa planifikon aneksimin e territorit të Kosovës.

Ai bëri të ditur se nga informatat e para preliminare, shumica e sulmueseve të përfshirë në sulmin terrorist në veri janë pjesëtarë të organizatave “Mbrojta Civile” apo “Brigada Veriore”, të cilat janë shpallur terroriste nga qeveria më 29 qershor të këtij viti.

“Çështja më e rëndësishme dhe urgjente sot është siguria për Kosovën e sulmuar dhe ndëshkimi për sulmuesit. Ndëshkimi për sulmuesit nënkupton, ndëshkimin e Serbisë e cila e mbështeti financiarisht, ushtarakisht, logjistikisht, politikisht, publikisht dhe zyrtarisht atë që ndodhi në Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit. Por të njëjtën kohë edhe ekstradimi dhe dorëzimi i të gjithë atyre që janë duke u përndjekur, sepse ikën nga vendi i krimit dhe shteti ynë. Nëse diçka tregojnë informatat preliminare është se shumica dërrmuese e atyre të përfshirëve në këtë sulm terrorist dhe kriminal që rezultoi me vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku është se ata ishin pjesëtarë ose të “Mbrojtjes Civile” ose të “Brigadës Veriore” apo të dyja këtyre”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Sipas Kurtit pas sulmit terrorist në veri në asnjë forum apo samit ndërkombëtar nuk duhet të vazhdohet sikur asgjë nuk ka ndodhur, por duhet të dënohet dhe ndëshkohet sjellja e Serbia.

“Pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës, por edhe marrëdhënies të tyre të hapur dhe bashkëpunimit gjithnjë më të ngushtë me Rusinë tregon se mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të vrazhda në orientimin strategjik. Është me rëndësi që pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës të mos vazhdon se asgjë nuk ka ndodhur. Duhet të ketë pasoja për këtë sjellje dhe të gjithë autorët duhet të mbahen llogaridhënës për frymëzimin, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në këtë sulm terrorist”, thot Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Dy javë para samitit të radhës të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë, Kurti tha se bashkëpunimi rajonal duhet të bazohet në parimet e barazisë dhe reciprocitetit të palëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button