Sunak thekson rëndësinë e dërgimit të ndihmës humanitare në Gaza
Sunak thekson rëndësinë e dërgimit të ndihmës humanitare në Gaza

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak i tha presidentit të Izraelit Isaac Hergoz, se është e rëndësishme që të sigurohej ndihma humanitare për popullin e Gazës.
“Palestinezët janë viktima të asaj që ka bërë Hamasi. Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të ofrojmë akses humanitar”, tha Sunak.
Këtë ai e theksoi pasi premtoi se Mbreteria e Bashkuar do ti mbajë anën Izraelit në konfliktin e saj me Hamasin, raporton Al Jazeera.