Superkompjuteri i “OPTA”-s, parashikon skuadrat që do kalojnë turin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampioneve kthehet përsëri këtë mesjavë, me duele të jashtëzakonshme që do të dhurojnë padyshim emocione. Të katër sfidat e ndara në të martën dhe të mërkurën, janë rivalizuese, pasi goglat e shortit kanë vendosur përballë njëra-tjetrës ekipe të cilat do të luftojnë deri në momentin e fundit për kualifikimin.

Sipas superkompjuterit të kompanisë së njohur të të dhënave sportive, “OPTA”, për çdo çift ka një skuadër më të avantazhuar se tjera duke marrë për bazë mijëra simulime që janë bërë për çdo skenar të mundshëm të çdo sfide.

Ai parashikon që skuadrat të cilat kalojnë turin janë: Mançester Siti, PSZH, Arsenali dhe Borusia Dortmund.

Ndonëse ka përballë Real Madridin, Mançester Siti është skuadra që sipas superkompjuterit ka më shumë shanse të kalojë në gjysmëfinale, 60%. Anglezët janë favoritët për të fituar trofeun sipas tij, me 28,3% shanse.

LEXO EDHE:

Back to top button