Superkompjuteri parashikon se kush do të luajë në finale dhe fituesin e Botërorit për klubet

Superkompjuteri i Inteligjencës Artificiale ka parashikuar që finalja e Kupës së Botës për Klube në korrik do të luhet midis Real Madridit dhe Paris Sen Zhermenit. Kupa e Botës për Klube fillon mbrëmjen mes së shtunës dhe të dielës me ndeshjen e parë në formatin e ri me 32 skuadra që do të luhet në stadiumin “Hard Rock” në Majami midis Inter Majamit dhe Al-Ahly nga Egjipti.
Inteligjenca Artificiale ka parashikuar një finale mes fituesit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve, PSZH-së dhe klubit më të trofeshëm evropian, Real Madridit. Sipas superkompjuterit të tyre, Real Madridi përfundimisht do të dalë kampion, duke e mposhtur PSZH-në me rezultat 3-2 në finale.
Nëse Real Madridi fiton turneun, ata do të largohen me gati 150 milionë dollarë fitime. Real Madridi do të mbajë gjithashtu stemën e Kampionit të Botës në fanellën e tyre për katër vjet, deri në turneun e ardhshëm.