Superkompjuteri përcakton fituesin e Ligës së Kampionëve

Një superkompjuter ka parashikuar fituesin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22 me Man. Junajtedi që do ketë më shumë gjasa se favoriti në letër, PSZH. “Djajtë e Kuq”, janë një ndër katër klubet angleze që do ‘luftojë’ për këtë trofe, bashkë me kampionin momental Çellsin, Liverpullin dhe Man. Sitin.

PSZH-ja është favoriti në letër, ngase me nënshkrimin e Lionel Mesit dhe dyshen Nejmar dhe Mbape kanë sulmin më të mirë në botë për momentin.

Sidoqoftë, superkompjuteri parashikon se Man. Siti është favorit me 16 për qind, ndjekur nga Bajern Munihu, me 10 për qind.

Gjasat e të gjitha klubeve pjesëmarrëse sipas superkompjuterit:

10.PSZH – 4 për qind

9.Leipzig – 4 për qind

8.Ajaks – 5 për qind

7.Man. Junajted – 5 për qind

6.Real Madrid – 6 për qind

5.Barcelona – 8 për qind

4.Liverpuli – 9 për qind

3.Çellsi – 10 për qind

2.Bajern Munih – 11 për qind

1.Man. Siti – 16 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button