Superkompjuteri përckaton se kush do të fitojë titullin në Premier Ligë

Man. Siti do të fitojë titullin e katërt radhazi në Premier Ligë këtë sezon, sipas parashikimeve të bëra nga një superkompjuter. Por tifozët e disa klubeve të tjera të mëdha do të mbeten të shqetësuar nga rezultatet.
“Bettingexpert.com” ka përdorur “BETSiE” për të prodhuar një simulim superkompjuterik. Ai përdor shumë faktorë për të përcaktuar renditjen përfundimtare – duke përfshirë golat e pritshëm dhe asistet e pritshme të regjistruar gjatë sezonit 2022/23 dhe fazës përgatitore.
Më pas, simulimi është ekzekutuar 100,000 herë. Dhe rezultatet janë intriguese, ndërsa Premier Liga përgatitet të nis me Barnlin kundër Man. Siti të premten mbrëma. Man. Siti parashihet se do të mbrojë titullin për atë që do të ishte kurora e tyre e gjashtë në kampionat në shtatë vjet nën drejtimin e Pep Guardiola-s.