Superkupa e Spanjës, mësohen dyshet e gjysmëfinales

Janë caktuar ekipet dhe dyshet e gjysmëfinales në Superkupën e Spanjës. Real Madridi, Barcelona, Atletik Bilbao dhe Real Sosiedadi, kanë mësuar kundërshtarët e tyre në shortin e Superkupës së Spanjës.

Barcelona do të ndeshet me Real Sosiedadin, ndërsa Real Madrid i Zinedin Zidanit do të ketë punë me Atletik Bilbaon. “Los Blankos” do të zhvillojnë duelin e tyre me Bilbaon më 13 janar, ndësa një ditë më vonë, Real Sosiedadi do ta presë Barcelonën.

LEXO EDHE:

Back to top button