Superliga gati të padisë UEFA-n, kërkon dëmshpërblim prej 3.6 miliardë euro?!

“Calcio e Finanza” zbulon se një tjetër betejë e madhe ligjore është gati të shpërthejë në lidhje me Superligën Evropiane. Nga njëra anë “A22”, koncesionari i zhvillimit të projektit ambicioz për një turne elitar, nga ana tjetër UEFA, rregullatori europian i futbollit, organi më i fuqishëm menjëherë pas FIFA-s. Sipas portalit të specializuar, Superliga është gati të padisë UEFA-n dhe të kërkojë dëmshpërblim që mund të arrijë në maksimumi 3.6 miliardë euro. Kjo për shkak të veprimeve të zbatuara nga UEFA në kontinentin e vjetër që nga viti 2021, kur u prezantua drafti i parë i projektit të Superligës Evropiane.

Shumë dëmshpërblimi e cila u arrit nëpërmjet analizave të ekspertëve të ndryshëm dhe konsideratës se ka një vonesë të paktën tre-katër vitesh në nisjen e kompeticionit të ri, pikërisht për shkak të rregullave kufizuese dhe kërcënimeve për sanksione ekonomike nga UEFA. Nëse vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ka vërtetuar së fundi se statutet e UEFA-s dhe FIFA-s, të miratuara për të bllokuar inovacionin e afërt janë të paligjshme, atëherë konsiderohet gjithashtu se gjithçka iu është nënshtruar rregullave private që kufizojnë fuqishëm konkurrencën e lirë.

Madje ka edhe më shumë. Mes rreshtave të shkrimit lexojmë se ka edhe një skenar me kompensim dyshifror, në rast se Superliga Evropiane nuk e sheh kurrë dritën e diellit. Në atë rast, intervali kohor i konsideruar do të ishte 23 vite./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button