“Superman”, në një version të ri të tij vjen nga 9 korriku i këtij viti
“Superman”, në një version të ri të tij vjen nga 9 korriku i këtij viti

Gazetare: Xhesika Sallahi
Një film i ri i shtohet kinematografisë botërore. “Superman” apo “Njeriu i çelikut” do të jetë filmi i ardhshëm i cili do të përcillet në kinematë ndërkombëtare, duke filluar nga 9 korriku i këtij viti.
“Kur isha fëmijë, e doja shumë historinë e Superman-it. Ishte një kohë kur unë nisa të kuptoj çfarë ishin filmat”, tha Xhejms Gan, regjisori.
“Superman”, në një version të ri të tij, do të mbërthejë para ekranit me një përzierje të aksionit epik, humorit dhe zemrës, duke ofruar një personazh që drejtohet nga dhembshuria dhe besimi i natyrshëm në mirësinë e njerëzimit.
Një pamje e re e prapaskenave të “Superman” për filmin e ardhshëm u publikua më 18 prill, datë kjo në të cilën fansat festojnë përvjetorin e personazhit të filmit./ Alsat.mk