Sveçla për Alsat: Kosova duhet të mendojë për ndryshimin e qasjes ndaj dialogut

Sveçla për Alsat: Kosova duhet të mendojë për ndryshimin e qasjes ndaj dialogut

Gazetare: Arta Tahiri

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një intervistë ekskluzive për Alsat tha se Kosova duhet të mendojë për ndryshimin e qasjes ndaj dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së. Sveçla theksoi se presidenti serb Alekansdar Vuçiq nuk dëshiron marrëveshje por dëshiron që përmes akteve terroriste ta vë para aktit të kryer Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Unë besoj se qasja duhet të ndryshojë. Do të ishte e duhur që edhe bashkësia ndërkombëtare, posaçërisht ndërmjetësuesit në dialog të ndryshojnë qasje. Ne kemi thënë tanimë një kohë të gjatë se Serbia nuk është e interesuar për të arrit marrëveshje. Tanimë kemi një marrëveshje të Brukseli dhe një aneks marrëveshje të implementimit të Ohrit, por këtu Vuçiqi edhe pse në fillim u pajtua me këto, tani kategorisht i refuzon dhe kemi thënë ky nuk dëshiron marrëveshje ky dëshiron që mes akteve të tilla terroriste të na sjellë para aktit të kryer ne dhe bashkësinë ndërkombëtare“, deklaroi Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës.

Sveçla gjithashtu theksoi se Serbia nuk është e vetme në aktet e tilla terroriste, por e ka dhe mbështetjen e Rusisë.

“Serbia nuk vepron e vetme. Mund të them se në një nga makinat e zëna, janë 20 vetura të cilat janë zënë, përkatësisht 23 vetura me pajisje dhe një prej tyre ka dhe dokumente ruse”, u shpreh Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës.

I pyetur nëse priten aksione të tjera që mund të cenojnë sovranitetin e Kosovës, Sveçla tha se veriu është territor i vështirë por se shumë shpejtë policia e Kosovës do të arrijë që të neutralizojë cilindo element i cili mundohet që të minojë rrugën drejt forcimit të shtetit, shtrirjes së sovranitetit në çdo cep të vendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button