Sven Botman: Njukasëll, ekipi më i mirë se Milani

Sven Botman është mbrojtësi më i ri i Njukasëllit.  Mbrojtësi holandez ishte shumë pranë një transferimi te Milan, por skuadra e Njukasëllit hyri fuqishëm për të fituar konkurrencën me ekipin italian. Mbrojtësi holandez ka dhënë një intervistë për “De Telegraaf” duke shpjeguar se përse zgjodhi klubin anglez dhe jo Milanin.

“Projekti i madh i Njukasëllit ishte një aspekt vendimtar për marrjen e vendimit tim. Milani gjithashtu më dha ndjesi të mirë, por skuadra angleze më shumë dhe më duket ekip më i mirë. Premier Liga ka qenë ëndrra ime dhe tani kjo behët realitet.

Doja të vija që në janar, një tren si ky kalon vetëm njëherë. Për mua përfaqëson një mundësi të madhe, por skuadra e Lilles donte të më mbante në janër. Në fund i thashë lamtumirë klubit tim të vjetër në mënyrën e duhur, e meritonte./abcneës.al/

LEXO EDHE:

Back to top button