Sydney Sweeney me ndryshim drastik në paraqitjen e saj në filmin Eden
Sydney Sweeney me ndryshim drastik në paraqitjen e saj në filmin Eden

Sydney Sweeney vjen me një transformim dramatik në rolin e saj si kolonistja gjermane Margret Wittmer, në trailerin e parë të filmit thriller të mbijetesës “Eden”, me regji të Ron Howard dhe buxhet prej 50 milionë dollarësh, i cili u publikua të mërkurën.
Publiku është mësuar ta shohë 27-vjeçaren e njohur nga seriali Euphoria si një bionde glamuroze tipike e Hollivudit, por në këtë rol ajo shfaqet krejt ndryshe.
Personazhi i Sydney-t, Margret, ishte shtatzënë katër muajsh kur u shpërngul në ishullin më jugor të arkipelagut të Galápagos, Floreana, në vitin 1932, së bashku me bashkëshortin e saj Heinz (luajtur nga Daniel Brühl) dhe djalin e tij nga martesa e parë, Harry (luajtur nga Jonathan Tittel).
Thuhet se Sweeney ka një skenë të fuqishme lindjeje në Eden, ku ajo përballet me kafshë të egra pikërisht në momentin kur i plasin ujërat. Në fund, Margret sjell në jetë një djalë dhe një vajzë në këtë ishull të largët të Amerikës Jugore.
Por komuniteti i vogël shpejt do të zbulojë se kërcënimi më i madh nuk është klima e ashpër apo kafshët e rrezikshme, por vetë njerëzit.

Ndryshimi i saj në paraqitje është vërejtur dukshëm, pasi Sweeney shfaqet me flokë ngjyrë kafe, duke i dhënë një pamje krejtësisht ndryshe.