“Synojë të grumbullojë sa më shumë pikë”

Mik Shumaher përgatitet për debutimin e tij sezonal në Formula 1 me makinën “Haas”.

Nga 1 te 10, mendoj se jam gati deri në 9 për sezonin e ri. Për fat të keq, kemi vetëm 3 ditë teste dhe jo 6 apo 8 si zakonisht. Ky është një minus për të gjithë, sidomos për ne debutuesit, ndaj duhet të përfitoj maksimumin në kaq pak kohë”, u shpreh talenti 21-vjeçar gjerman, djali i legjendës Mihael Shumaher.

Duke folur për pritshmëritë e tij të këtij sezoni, piloti i ri gjerman beson se do të përfitojë më shumë eksperiencë.

Formula 1 është speciale për të gjithë edhe për mua si debutues. Në këtë sport mësohet duke garuar. Përvoja te Haas do të jetë e rëndësishme. Shpresoj që të përfitoj nga rastet që do të më krijohen gjatë sezonit. Synoj të grumbulloj sa më shumë pikë. Nëse do të ketë ndonjë garë të çmendur si vjet, pse jo, ëndërroj të ngjitem një herë në podium këtë vit”, tha mes tjerash Mik Shumaher.

LEXO EDHE:

Back to top button