“Synojmë që të hakmirremi ndaj Ferrarit”

Skuadra e Aston Martin është ekipi i katërt për Sebastian Fetellin në Formula 1, që pas 6 sezonesh vendosi të largohej nga “Ferrari”, ku nuk arriti të fitojë asnjë titull. Andaj, për pilotin gjerman dhe 4 herë kampion bote në Formula 1, hakmarrja ndaj “kokëkuqes” duket se është një objektiv i paevitueshëm.

 

 

“Si skuadër ne synojmë vendin e tretë në Formula 1. Kjo do të thotë që na duhet të mposhtim edhe Ferrarin. Kjo do të ishte një kënaqësi për mua dhe për skuadrën, që do të arrinte objektin e saj. Që në garën e parë do të garoj për të mposhtur çdo makinë, përfshi edhe Ferrarin”, tha në fillim Fetelli.

Aston Martin është prezantuar për fansat dhe makina në Formula 1, do të jetë me ngjyrë jeshile.

“Mezi pres të nis aventurën e re dhe të mësoj sekretet e kësaj makine. Përvoja e gjatë në Formula 1 do të më ndihmojë. Do të jetë një tjetër sezon i vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë”,  the mes tjerash Fetell.

LEXO EDHE:

Back to top button