Synon titullin kampion, Pakuao më 19 korrik rikthehet në ring pas 4 vitesh pushim

Boksieri filipinas Manu Pakuao do të rikthehet në ring në moshën 46-vjeçare, 4 vjet nga hera e fundit që ka dueluar në ring. Ai është i vetmi boksier që ka fituar një titull botëror në tetë kategori të ndryshme peshash. Tani ai dëshiron të bëhet një nga tre që kanë fituar një rrip kampion bote në boksin profesionist në moshën 46 vjeçare.

Me këtë objektiv Pakuao njoftoi rikthimin e tij në ring pas 4 vitesh pasiviteti (hera e fundit që ka boksuar është humbja ndaj Jordenis Ugas, në gusht 2021). Ai u largua nga Filipinet, ku humbi vendin e tij si senator në zgjedhje, për në Los Angeles, ku filloi stërvitjen me Fredi Roaç, trajnerin e shumë emrave të mëdhenj.

Pakuao do të boksojë në Las Vegas më 19 korrik kundër meksikanit Mario Barrios, që ka një rekord prej 29 fitoresh, 2 humbjesh dhe 1 barazim. Meksikani është mbajtës i titullit kampion bote në peshën e lehtë, kategoria WBC. Filipinasi ka një rekord prej 48 fitoresh, 8 humbjesh e 2 barazime në karrierë.

Një rikthim i vështirë për të, pasi në duelet e zhvilluara pas moshes 40-vjeçare ka nuk ka qenë gjithnjë bindës në ring (2 humbje e 4 fitore).

Nëse Pakuao mposht Barrios, ai do ta bëjë këtë në moshën 46 vjeç e 213 ditë, duke mposhtur rekordin e jetëgjatësisë së Xherxh Formanit. Por ky është një mision i vështirë. Edhe pse rivali meksikan nuk është një fenomen, është 16 vite më i ri dhe mbi të gjitha 17 centimetra më i gjatë

LEXO EDHE:

Back to top button