“Syri i zjarrtë”, flakët përfshijnë ujërat e Gjirit të Meksikës

Pas pesë orëve, ekipet e shpëtimit kanë arritur të shuajnë zjarrin që përfshiu ujërat në afërsi të Gadishullit Jukatan të Meksikës, njoftojnë nga kompania shtetërore e naftës Pemex, transmeton Alsat. Kompania deklaroi se arsyeja është një rrjedhje gazi nga një tubacion nënujor. Flaka e ndritshme që doli nga uji e që dukej si lavë e shkrirë, në rrjetet sociale është quajtur “syri i zjarrtë”. Zjarri është shfaqur në afërsi të platformës së naftës Pemex. Ndërkaq, kreu i rregullatorit të sigurisë së naftës në Meksikë, Angel Carizales shkroi në Twitter se incidenti “nuk krijoi ndonjë derdhje shtesë”, por nuk shpjegoi se çfarë konkretisht digjej në sipërfaqen e ujit.
https://www.youtube.com/watch?v=IDqR1ggp7NI