Tajlandë, 100 ditë pa asnjë rast me COVID-19 – ALSAT-M


Tajlanda nuk ka regjistruar asnjë rast lokal me koronavirusin e ri (COVID-19) për 100 ditë me radhë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, tetë raste tjera me COVID-19 u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit. Të gjithë janë persona që kanë udhëtuar kohët e fundit jashtë vendit.

Këto përfshijnë një familje amerikane prej katër anëtarësh që ishte në karantinë pasi mbërriti në vend më 19 gusht.

Rastet e reja e çuan numrin e përgjithshëm të rasteve në Tajlandë në 3,425, përfshirë 58 të vdekur dhe 3 274 të shëruar.

Sipas “Bloomberg News”, pa transmetim në komunitet që nga 26 maji, Tajlanda është bërë vendi i tretë që shënon 100 ditë pa një infeksion lokal me COVID-19, duke u bashkuar me Tajvanin dhe Zelandën e Re.

Tajlanda shpalli gjendje të jashtëzakonshme në mars dhe mbylli kufijtë e saj për të huajt, pavarësisht ndikimit pasues në sektorin jetësor të turizmit në këtë vend.

Qeveria filloi të lehtësojë disa kufizime në maj pasi rastet e përditshme shënuan rënie në vendin me shumicë budiste.

LEXO EDHE:

Back to top button