Tajron Lu, trajner i ri i Los Anxhelos Klipers?

Mediat amerikane raportojnë se Tajron Llu është trajner i ri i skuadrës së Los Anxhelos Klipers. Trajner Llu në sezonin e kaluar ishte në rolin e ndhmësit të Dok Riversit dhe pas eliminimit të papritur nga Denver Nagetsi , Rivers u përjashtua nga klubi i Los Anxhelosit.

Kujtojmë se Llu si trajner arkëtoi titullin kampion në vitin 2016, kur ishte në krye të skuadrës Klivlend Kavalirs, ndërsa në finale, skuadra e tij u rikthye nga disavantazhi 1-3 kundër Golden Stejt Uariors.

Ndërkohë në karrierën si basketbollist, iu gëzua titullit kampion me Los Anxhelos Lejkersin në vitet 2000 dhe 2001, ndërsa ka vesh fanellën edhe të skuadrave të Uashingtonit, Orlandos, Hjustonit, Atlantës, Dallasit dhe Milloukit.

LEXO EDHE:

Back to top button