Tajson Fjuri “kalon” në politikë, jep përkrahje presidentit të SHBA-së

Tajson Fjuri i dërgoi një mesazh të zjarrtë mbështetjeje Donald Tramp-it, pas konferencës katastrofike për shtyp të presidentit amerikan në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë u ndalën në Uashington kur Tramp e dëboi Zelenskin nga Shtëpia e Bardhë, pas një takimi me tone të larta mes dy liderëve. Boksieri britanik Tajson Fjuri dukej se e shijoi shpërthimin e Trampit, duke komentuar në rrjetet sociale. 36-vjeçari britanik, i cili u tërhoq nga ringu vitin e kaluar, ndau një video të tensionit mes Trampit dhe Zelenski, bashkë me një koment përcjellës
“Hajde Donald Tramp, zgjidhe”.
Fjuri vazhdoi të tregonte mbështetjen e tij për Tramp, duke postuar më vonë një pamje të deklaratës së presidentit të 47-të për luftën e fjalëve.
“Viva Tramp. Ndaloni luftërat. Donald Tramp = paqe në botë”, shtoi Fjuri në komentet e tij.
Zelenski mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me brezin botëror të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk. Ai e fitoi titullin e kampionit të padiskutueshëm të pershave të rënda, duke mundur pikërisht Tajson Fjurin në maj 2024 dhe më pas triumfoi edhe në revansh, në dhjetor.