Tajson Fjuri: Mund të jetë sfida ime e fundit në ring

Tajson Fjuri, kampioni i botës në peshën e rëndë (versionin VBC) ka deklaruar se mund të tërhiqet pas sfidës së 23 prillit ndaj Dillian Uajt. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Uembli” të Londrës..
“Kjo mund të jetë sfida ime e fundit në karrierë. Mund të tërhiqem pas kësaj sfide. Kam 150 milionë dollarë në bankë, jam i ri dhe i shëndetshëm dhe do të blej një jaht të madh. Po konsideroj tërheqjen dhe kjo mund të jetë sfida ime e fundit në ring.
Do ta mbyll karrierën i pamposhtur dhe Dillianin do ta hedh në tapet me nokaut teknik. Dëgjoni, ky është moment kyç për mua. Kjo mund të jetë sfida e fundit, pasi dueloj para publikut tim në “Uembli”, me një rival britanik dhe tërhiqem i pamposhtur. Do të mbroj titullin dhe do të jem një legjendë, pasi nuk kam se çfarë të provoj më”, u shpreh boksieri britanik Tajson Fjuri për mediat.
Fjuri është ende i pamposhtur në ring, teksa numëron 31 fitore e 1 barazim në karrierë