Tajson Fjuri premton se do ta hedh në tapet Dilian Uajtin

Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria ËBC), beson se përballjen e ardhshme, ndaj Dilian Uajt do të mbyll me nokaut teknik.

“Do të përpiqem të jem më i rëndë se kurrë më parë në peshën time. Do të jem në formë dhe me një fuqi të jashtëzakonshme. Do të jem më agresiv se kurrë më parë në karrierë. Nuk e mohoj, në këtë duel ndaj Dillian synoj fitoren me nokaut teknik. Do ta godas me grushte të fortë dhe ta hedh në tapet”, ka dhënë premtimin Fjuri.

Ai njihet si një boksier mjaft i aftë në mbrojtje dhe me aftësi të shkëlqyeshme për të manipuluar kundërshtarin në ring me lëvizjet e tij. Dy fitoret ndaj Deontej Uajllderit e konfirmojnë këtë gjë, si një boksier që me kalimin e raundeve bëhet edhe më i rrezikshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button