Tajson Fjuri: Qëndrova beqar 7 javë deri ditën e duelit

Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë, ka rrëfyer se për sfidën e 3 dhjetorit ndaj patriotit të tij Derek Çisora, ka qëndruar 7 javë beqar. Sipas tij, kjo ka qenë një metodë e re që ka praktikuar gjatë fazës përgatitore. Kjo përballje mes dy boksierëve do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham, në Londër.

Fjuri ka fituar dy përballjet e mëparshme ndaj Çisoras dhe për këtë duel të tretë janë shitur 70 mijë bileta.

“Ju e dini që unë përdor taktika të ndryshme për t’u përgatitur, siç ka qenë ajo e masturbimit 7 herë në ditë për të më dhënë fuqi. Këtë herë qëndrova beqar 7 javë deri ditën e duelit. Kjo është një metodë e re. Kur të ngjitem në ring do të jem si një pushkë e karikuar gati për t’u zbrasur, dikush do të lëndohet rëndë. Më duket sikur do të shpërthej nga çasi në çdo çast. Jam gati për këtë duel”, tha Tajson Fujri . Ai mban titullin e kategorisë WBC, që i ka fituar edhe dy përballjet e mëparshme ndaj Çisora.

LEXO EDHE:

Back to top button