Tajson Fjuri rikthehet në ring në vitin 2021

Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria VBC), përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se nuk do të rikthehet në ring këtë vit, pa bërë me dije emrin e rivalit apo datën e saktë të sfidës. Për pasojë, dueli ndaj gjermanit Agit Kabayel, i parashikuar të zhvillohej këtë vit më 5 dhjetor, është anulluar.

Gipsy King do të rikthehet vitin 2021. Së shpejti do t’ju informoj për datën dhe kundërshtarin. Vetëm ata që më kanë mbështetur sinqerisht do të jenë me mua për lavdinë. Jetë të gjatë mbretit”, shkruan Fjuri në “Tuitter”.

LEXO EDHE:

Back to top button