Tajson Fjuri vjen me një deklaratë surprizë për të ardhmen e tij

Boksieri britanik Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria VBC) ka postuar në rrjetet sociale se rikthimi i tij në ring është pranë. 34-vjeçari, i pamposhtur në karrierën e tij (33 fitore e 1 barazim), iu drejtua fansave të tij me një deklaratë surprizë për të ardhmen e tij.

“Ne po vijmë dhe po sjellim dhimbje me vete. Ne po sjellim shumë dhimbje. Qëndroni të sintonizuar. Njoftimi po vjen dhe unë e kam thënë disa here, por tani gjithçka është këtu dhe jam shumë i emocionuar”, shkruajti Tajson Fjuri në rrjetet sociale, duke folur për rikthimin e tij në ring këtë verë.

Fjuri nuk duelon që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur mundi për të tretën herë në karrierë Derek Çisora-n. Këtë pranverë nuk u finalizua sfida me Oleksandr Usyk, që do të unifikonte titujt kampionë bote, ndërkohë që “VBC” pret që ai të ngjitet në ring këtë verë për të mbrojtur titullin.

Ndërkohë që, përflitet për një mbrëmje magjike në Arabinë Saudite mes 4 boksierëve më të mirë të peshës së rëndë, mes të cilëve edhe Fjuri. Në atë mbrëmje, britaniku do të përballet me Usyk, ndërsa sfida tjetër do të jetë ajo mes Enton Xhoshua dhe Deontej Uajlder.

LEXO EDHE:

Back to top button