Takime konsultative për krijimin e Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut

Takime konsultative për krijimin e Qeverisë, Kurti i dërgon ftesë Abdixhikut

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur me dërgimin e ftesave për partitë opozitare për takime konsultative për formimin e Qeverisë.

Kurti i ka dërguar ftesë kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për t’u takuar më 9 prill në orën 15:00 ose më 10 prill në prën 09:00 ose 14:00.

Në letrën që ka siguruar Telegrafi, Kurti i është drejtuar Abdixhikut se pret përgjigjen e tij për këtë takim.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.

Nuk dihet nëse Kurti një ftesë të tillë u ka bërë edhe partive tjera opozitare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin si datë ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar më herët Kurti.

LEXO EDHE:

Back to top button