VLEN: Takimi i liderëve në Strugë, nisin procedurat për formimin e partisë

VLEN: Takimi i liderëve në Strugë, nisin procedurat për formimin e partisë

Takim i krerëve të VLEN-it në Strugë. Mexhiti, Kasami, Ibrahimi dhe Qoku së bashku më përfaqësues të tjerë të partive filluan procedurat për formimin e subjektit politik VLEN. Koalicioni njoftoi se në takim është diskutuar situata e përgjithshme politike dhe hapat e mëtejshëm të veprimit politik të VLEN-it.

Lëvizja Demokratike, Besa, Alternativa dhe Vetëvendosja kanë rëndë dakord që VLEN fillimisht të ngrejë një kryesi të përbashkët, e cila do të përbëhet nga 23 anëtarë. Në mbledhjen e parë të kësaj kryesie do të miratohen dokumentet fillestare të funksionimit të VLEN-it, do të zgjidhen organet drejtuese si dhe shtabi zgjedhor, njoftojnë nga koalicioni. Ditë më parë zv.kryeministri i parë Mexhiti paralajmëroi fillimin e procedurave të fuzionimit të të gjithave partive në subjekti të ri politik të përbashkët nga koalicionit VLEN.

Mexhiti tha se nuk është me rëndësi kush do të jetë kryetar i partisë por unifikimi dhe organizimi i mirë përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vjeshtë. Krerët e VLEN-it përshpejtuan procedurat për formimin e shpejtë të partisë, pas përplasjeve me kreun e ASH-së Taravari dhe vendimit të tij që në zgjedhjet lokale të garojë me lista të veçanta kandidatësh. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button