Takimi i liderëve partiak, Filipçe propozon pikat e takimit

Takimi i liderëve partiak, Filipçe propozon pikat e takimit

Gazetar: Angell Dimovski

LSDM-ja do të propozojë agjendën konkrete për takim të liderëve nesër, ku do të përfshihen liderët e partive më të mëdha dhe do të diskutohen pikat më të rëndësishme që lidhen me rrugën e reformave dhe interesat kombëtare.

“Të hënën, në seancë të Këshillit nacional për integrime europiane të kryesuar nga Kryetari i LSDM-së, Dr. Venko Filipçe, ai do të propozojë agjendë konkrete, agjendë që do të përbëhet nga pikat më të rëndësishme që lidhen me rrugën e reformave dhe interesat kombëtare, të cilat natyrisht duhet të përfshijnë të gjitha partitë kryesore politike”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

Por partia në pushtet VMRO DPMNE thotë se nuk ka nevojë për takim të liderëve. Nismën e Filipçes e cilëson si përpjekje për të rritur rejtingun e tij.

“Kryesisht, do të donim që Venko Filipçe të mos i shfrytëzojë mundësitë për takim liderësh për t’i rritur pikët politike. Pati takim liderësh një muaj më parë dhe besojmë se nuk ka nevojë për diçka të tillë. Nëse Filipçe dëshiron të takohet me partnerët e tij të koalicionit, ai mund ta bëjë këtë me Ali Ahmetin, Taravarin ose Dimçe Apasievin, sepse ata janë të njëjtët njerëz me të njëjtat vlera”, tha Valentin Manasiеski- VMRO-DPMNE.

Koalicioni Vlen thotë se do ta shqyrtojë ftesën e Filipçes. Ata thonë se këto takime në nivel liderësh janë traditë në vendin tonë që ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Nga Fronti Evropian ndërkaq thonë se do ta shqyrtojnë ofertën e Filipçes por se takimet e tilla duhet të ofrojnë zgjidhje konkrete dhe të mos bëhen vetëm për fotografim.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje bëri thirrje për unitet dhe konsensus kombëtar lidhur me çështjet më të rëndësishme për shtetin, për të kapërcyer përçarjet partiake përballë faktorëve të jashtëm dhe që qeveria dhe opozita të fillojnë të veprojnë si tërësi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button