Talebanët hakmerren ndaj disidencës vendase

Shefi i shtabit të ushtrisë së talebanëve, Qari Fasihuddin deklaroi se do të ushtrojë represion kundër disidentëve afganë që destabilizojnë vendin me anë të rezistencës, të drejtave etnike dhe demokracisë.

Komandanti i rangut të lartë ushtarak taleban u citua nga disa media lokale dhe llogari pro talebanëve, ndërsa ishte duke folur sot në një tubim në Kabul.

Fasihuddin, i njohur si “pushtuesi i veriut” në mesin e talebanëve, tha se disidentët po kërkojnë të prishin sigurinë dhe ta çojnë vendin në luftë civile.

Ai tha se konsultimet ishin duke u zhvilluar për të krijuar një ushtri të fortë në të ardhmen e afërt që do të ishte në gjendje të mbronte vendin.

Pas rënies së Kabulit, udhëheqësi antitaleban, Ahmad Massoud formoi Frontin Kombëtar të Rezistencës së Afganistanit për të luftuar kundër tyre në provincën Panjshir.

Massoud njoftoi gjithashtu një kryengritje kombëtare, që çoi në demonstrata të gjera në disa provinca të kontrolluara nga talebanët.

Talebanët kryen një ofensivë të madhe kundër Panjshirit derisa morën kontrollin e krahinës dhe shtypën dhunshëm demonstruesit.

LEXO EDHE:

Back to top button